Lajme
Kosova, në Serbi shet speca e cimento
Raporti tregtar me Serbinë vazhdon të mbetet i pafavorshëm për prodhuesit e Kosovës.
Që nga marrëveshja e arritur për njohjen e vulave doganore, Kosova nuk ka arritur të eksportojë më shumë se 70 maune me mallra në Serbi. Kurse, Serbia ka arritur të shesë në Kosovë rreth 3.000 maune.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, brenda tri javëve, më së shumti në Serbi është eksportuar çimentoja, apo rreth 60 për qind e maunave me mall të eksportuar.
Në listën e mallrave kosovare të eksportuara dominojnë perimet, çimentoja, mbeturinat prej letre, radiatorët, kërpudhat dhe stiropori.
“Deri më tani kemi regjistruar mbi 70 maune që kanë eksportuar mall në Serbi që nga heqja e masave të reciprocitetit”, ka theksuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, raporton Koha Ditore.
Sipas tij, nga Serbia drejt Kosovës ka ardhur mall kryesisht me material ndërtimor dhe ushqime.
Nga të dhënat e Doganës del se në ditë mesatarisht në Kosovë nga Serbia hyjnë 150 maune. Nëse vlera e mallit të tyre arrin në afro 10 mijë euro për maune, i bie që prodhuesit e Serbisë fitojnë nga 1.5 milionë euro në ditë, apo afro 500 milionë euro në vit.
Shkëmbimi i mallrave me Serbinë kryesisht është bërë nga një pikë kufitare, në Kamenicë që lidhet me Komunën e Bujanovcit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











