Lajme
Aleanca Kuqezi: Regjistrimi dështoi në Shqipëri
Sipas Aleancës, procesi në fjalë mund të konsiderohet pa frikë i dështuar, pasi më shumë se gjysma e popullsisë nuk janë regjistruar
Aleanca Kuqezi deklaroi sot se regjstrimi ishte vetëm një proces i kërkuar nga faktorë të caktuar ballkanikë për të sllavizuar një pjesë të Shqipërisë, raporton Top Channel.
“Aleanca Kuqezi me degët e saj në Tiranë, Tetovë e Prishtinë, konstaton se censusi ishte një përpjekje e dështuar që donte të sillte sllavizimin e Shqipërisë së veriut dhe helenizimin e asaj të jugut me orientimet që kishte formulari”, deklaroi Ardian Leka, aktivist i lëvizjes.
Sipas Aleancës, procesi në fjalë mund të konsiderohet pa frikë i dështuar, pasi më shumë se gjysma e popullsisë nuk janë regjistruar.”Rreth 65 për qind e popullsisë kanë refuzuar të regjistrohen. Gjithashtu, janë konstatuar raste kur formularët janë plotësuar nga një person për gjithë fisin, për gjithë pallatin, lagjen, etj. Procesi dështoi ashtu sic nisi i dështuar”, nënvizoi Leka.
Reagimi i Aleancës erdhi pas deklaratës së drejtoreshës së INSTAT, se procesi i regjistrimit do të vazhdojë derisa të regjistrohet e tërë popullsia.
Më herët gjatë muajit, në kuadër të lobimit të saj kundër censusit, aktivistët e Aleancës Kuqezi zhvilluan një paradë në Nju Jork, ku mori pjesë komuniteti shqiptar atje.
Ndërsa dy ditë më vonë, kryetari Kreshnik Spahiu zhvilloi takime më përfaqësues të Kongresit dhe Senatit, me të cilët diskutoi për cështjet shqiptare.
Ndërsa në fillim të muajit, grupi i aktivistëve deklaroi se kishte prova për abuzime të kryera gjatë procesit dhe shprehu shqetësimin e saj.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











