Lajme
Prezantimi turistik i Prizrenit në “360 shkallë”
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe e Turizmit e Komunës së Prizrenit është afër finalizimit të projektit për paraqitjen virtuale të vlerave të qytetit, i cili javë më parë kishte nxitur kundërthënie të shumta për shkak të shumës së lartë të mjeteve të investuara.
Sipas përgjegjësve, projekti në fjalë do të përurohet brenda disa javësh dhe do të mundësojë prezantimin gjithëpërfshirës të Prizrenit përmes ueb faqes, ku vizitorët do të kenë mundësi që t’i navigojnë monumentet e detajet brenda tyre me fotografitë e bëra në 360 shkallë, shkruan Koha Ditore.
“Qëllimi i krijimit të ueb faqes ‘Prizreni 360 shkallë’ është promovimi i vlerave të qytetit brenda dhe jashtë Kosovës. Do të ngërthejë në vete të gjitha elementet dhe potencialin që posedon Komuna e Prizrenit në sferën e turizmit. Gjithashtu përmes këtij portali mundësohet qasja në shërbime më cilësore për të gjithë ata që planifikojnë ta vizitojnë Prizrenin”, ka thënë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe i Turizmit i Komunës së Prizrenit, Shend Kabashi.
Vlera e projektit është 28 mijë euro. Sipas Kabashit, duhet angazhim i madh për paraqitjen e të gjitha objekteve e monumenteve në 360 shkallë, të cilat fotografi më pas do të shërbejnë edhe për krijimin e kartolinave dhe të produkteve të tjera turistike që i mundësojnë sigurimin e të hyrave vetjake pushtetit lokal.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














