Lajme
Me mollë të vendit, Gjakova nuk përmbush as 5 për qind të kërkesave
Molla e venndit po dominon tregun e Gjakovës në javët e fundit, mirëpo kjo nuk pritet të zgjasë shumë meqë në mungesë të sasisë së mjaftueshme tregun do ta pushtojnë sërish pemët nga importi.
Komuna e Gjakovës sipas kultivueseve dhe ekspertëve nuk ka mundësi më shumë se 5 për qind të mbulojë tregun lokal.
Ajo thuhet se ka të mbjella rreth 50 hektarë tokë. Për këtë arsye, Hekuran Hoda, kultivuesi kryesor i mollës në Komunën e Gjakovës, u bën thirrje qytetarëve që të merren me kultivimin e kësaj peme, pasi nuk do të zhgënjehen, raporton Koha Ditore.
Pjetër Frrokaj, kryetari i shoqatës së pemëtarëve “Saturn”, e cila tubon 16 fermerë kultivues të pemëve, thotë se tash për tash në Komunën e Gjakovës janë të mbjella rreth 50 hektarë me mollë.
“Kërkesat e qytetarëve të Komunës janë shumë më të mëdha sesa prodhimi. Ndoshta mund të mbulojmë 5 për qind të tregut me ato që i kemi”, ka deklaruar Frrokaj.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











