Shkurt.ch
70% të zviceranëve nuk duan të kenë kolegë pune një shqiptar!
Kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar!
Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet NUK do të dëshiroje të punoje në një zyrë! Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues: paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch. Dy nga tre të anketuarit në raportin më të ri të racizmit, nuk e marrin dot me mend që të punojnë bashkë me një arab, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar!
Afrikanët dhe turqit po ashtu nuk ndahen shumë më mirë, ndaj tyre kanë paragjykime më shumë se gjysma e të pyeturve. Por kur vjen fjala për ngjyrën e lëkurës, përqindja e paragjykuesve është çuditërisht e ulët, gjithsej 14%. Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve mesatarë, së paku këtyre që janë anketuar.
Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve, përcjell albinfo.ch. Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj. Paradoksalisht, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar! Megjithatë, paragjykimi për ta vazhdon të mbetet në shkallë më të lartë në krahasim me atë për komunitetet tjera.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












