Lajme
Kosova, më shumë votues se banorë!
Konsiderohet se në listat zgjedhore janë mbi 615 mijë votues më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti, kanë rreth 1.9 milion kosovarë, përderisa sipas statistikave zyrtare vendi nuk i ka as 1.8 milion banorë. Ky dallim kaq i madh në statistika është për shkak të dështimit të vazhdueshëm të institucioneve në pastrimin e listave zgjedhore, si rezultat i së cilës në të kaluarën kanë ndodhur keqpërdorime masive të votave në vend, shkruan sot, gazeta Zeri.
Gjithë kjo “fryrje” e numrit të votuesve është për shkak të mospastrimit të listave zgjedhore në vend, proces ky që ka dështuar në vazhdimësi që nga paslufta. Pikërisht për shkak të mospastrimit të këtyre listave në Kosovë në të kaluarën ka ndodhur manipulime të mëdha me vota.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka thënë për gazetën “Zëri” se listat zgjedhore në këtë proces zgjedhor të parakohshëm janë të pastruara.
“Kjo është një çështje e cila në çdo zgjedhje diskutohet, po ata janë të gjithë votues dhe i përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, sepse ne e marrim ekstraktin nga regjistri civil. Aty janë të përfshirë të gjithë diaspora dhe të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar, ata kanë edhe të drejtë vote”, ka thënë Daka.
Por me shefen e KQZ-së nuk pajtohet Mytaher Haskuka, i cili ka qenë deputeti i partisë më të madhe opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”, në legjislaturën e fundit.
Haskuka thotë për “Zërin” se nëse bëhet një kalkulim i thjeshtë del se në listat zgjedhore janë 615 mijë persona më shumë sesa që ka banorë Kosova.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













