CH-Ballkani
Ambasadori bën thirrje për ndihmë familjes shqiptare në Londër
Ambasadori i Kosovës ka bërë të ditur se familja Haxhisefa kanë humbur banesën e tyre, prandaj ai ka bërë thirrje që të ndihmohet kjo familje
Në mesin e viktimave në Londër, ku u djeg një ndërtesë është edhe një familje shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci ka vizituar një familje shqiptare që ishin viktima të zjarrit që ndodhi në ndërtesën Grenfell, e ku mbetën të vdekur së paku 30 persona.
Ambasadori i Kosovës ka bërë të ditur se familja Haxhisefa kanë humbur banesën e tyre, prandaj ai ka bërë thirrje që të ndihmohet kjo familje.
Postimi i plotë i Greiçevcit në Facebook:
Vizitova familjen Haxhisefa, Avniun (babai), Adrianën (nëna) dhe fëmijët Alkin (17 vjeç) dhe Altin (10 vjeç), familjen e vetme kosovare, e cila, për fat të mirë, i shpëtoi më të keqes në zjarrin tragjik, i cili kaploi Grenfell Tower në Londër, në natën e 14 qershorit. Së bashku me familjen Haxhisefa, si dhe me zyrtaren konsullore të ambasadës, Vjollca Halimi, vizituam vendin e ngjarjes, ku kjo familje, përveç që humbi tërësisht banesën, e cila ishte shndërruar në votër të tyre familjare për pesëmbëdhjetë vite, së bashku me të gjitha gjësendet familjare, ata humbën edhe një pjesë të kujtimeve të çmuara familjare të cilat i kishin mbledhur përgjatë viteve aty. Fatin e familjes Haxhisefa, të cilët falë ndihmës së fqinjve dhe zhdërvjelltësisë së tyre i shpëtuan më të keqes, mjerisht nuk e patën edhe me dhjetëra familje të tjera të cilat u kapërdisën nga flakët e zjarrit kobzi. Është kjo një tragjedi e rëndë njerëzore e cila ka tronditur mbarë opinionin britanik, por edhe atë kosovar.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë komunitetit tonë në Britani të Madhe, që t’i hapin zemrat e tyre dhe ta ndihmojnë familjen Haxhisefa, për t’ia dalë mbanë kësaj tragjedie e cila i ka rënduar. Edhe pse shteti britanik po iu del në ndihmë gjithnjë e më shumë, ata, por edhe familjet e tjera të prekura nga kjo fatkeqësi, kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin tonë. Duke njohur shpirtin solidar të komunitetit tonë, kam besim të plotë që familja Haxhisefa do ta ndiejë kujdesin dhe mbështetjen tonë në këto ditë të vështira për ta. Për këtë qëllim, unë e kam lutur avokatin dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptar në Londër, z. Artan Llabjani, që ta hap një llogari në internet ku komuniteti ynë mund të japë donacione financiare. Gjithashtu, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjësende të tjera, si rroba, ushqim dhe materiale të tjera, këtë mund ta bëjnë duke i sjellë ato në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër (8 John Street, WC1N 2EB), të cilat pastaj do t’iu dorëzohen familjes Haxhisefa dhe familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi.
Linku për donacione: https://www.gofundme.com/support-family-affected-by-the-gree
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve











