Lajme
Rrahet para banesës së tij drejtori i SHKK-së, Sokol Zogaj
Gjendja shëndetësore e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët në QKUK kanë thënë se ai ka marrë lëndime në kokë por që nuk janë serioze
Ministria e Drejtësisë e Kosovës njofton se është sulmuar brutalisht nga persona deri tash të pa njohur Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm deri sa Zogaj ishte duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, transmeton albinfo.ch. “Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë. Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
Gjendja shëndetësore e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët në QKUK kanë thënë se ai ka marrë lëndime në kokë por që nuk janë serioze. Ndërsa sulmi ndaj tëij është dënuar dhe kërkohet që ata që kryen sulmin të vihen para drejtësisë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut Sulmin ndaj Zogaj, e konsideron si sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe përpjekje për të kontrolluar nga ana e krimit, transmeton albinfo.ch.
“KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe vënie para organeve të drejtësisë së atyre që e kryen këtë veprim kriminal si edhe rritjen e sigurisë për ata që drejtojnë institucionet me rëndësi në rastin konkret SHKK. Ky sulm është përpjekje për frikësim, inkurajim për kriminelët, shtytje për urdhërdhënësit dhe dekurajim për drejtësinë”, thuhet në reagim. Edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), dënon sulmin ndaj Sokol Zogaj dhe u bën thirrje organeve kompetente që sa më ta trajtojnë rastin dhe kryesit e sulmit të përgjigjen përpara organeve të drejtësisë. Ndërsa policia e Kosovës ka thënë se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














