Lajme
Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri
Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur
Sonte rreth orës 22 është sulmuar fizikisht nga disa persona gazetari i njohur dhe drejtori i Gazetës “Insajderi,” Parim Olluri. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij.
Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur, raporton Insajderi.
Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Lidhur me rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme. AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
AGK i uron shërim të shpejtë kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.
AGK thotë se do të përcjellë me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













