Lajme
Dy të vdekur në 24 orët e fundit në aksidente trafiku
Në fshatin Doberdol të Podujevë në një aksident mes dy veturave civile ka pësuar një këmbësor. Viktima tjetër është një femër e cila ka vdekur në QKUK pasi nuk ka arritur tu mbijetojë lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur Sllatinë
Policia e Kosovës njofton se dy persona kanë vdekur në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur në vendin tonë, transmeton albinfo.ch.
Në fshatin Doberdol të Podujevë në një aksident mes dy veturave civile ka pësuar një këmbësor, dy vozitësit janë arrestuar. Ndërsa viktima tjetër është një femër e cila ka vdekur në QKUK pasi nuk ka arritur tu mbijetojë lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur Sllatinë të Fushë Kosovës.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se nga 64 aksidente sa kanë ndodhur në tërë Kosovën në 22 prej tyre ka pasur të lënduar ndërsa në 42 të tjera nuk ka pasur lëndime por vetëm dëme materiale.
Në raport theksohet se në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë në një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni janë lënduar dy meshkuj dhe një femër të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Policia po ashtu thekson se ka vazhduar me shqiptimin e tiketave si masë për parandalimin e aksidenteve. Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuara rreth 2180 tiketa nga policia. Policia ka arrestuar 20 persona prej të cilëve 20 11 janë dërguar në mbajtje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik












