Shkurt.ch
Vidhen në Zvicër 21 mijë konto dhe “pasworda” të internetit
Të dhënat e siguruara nga personat e panjohur dhe të paautorizuar mund të përdoren për qëllime të paligjshme
Persona të panjohur kanë vjedhur 21 mijë fjalëkalime (Pasword) dhe qasje në të dhënat e internetit. Për këtë arsye, Qendra e sigurimit të informacioneve për analiza dhe lajmërim (MELANI) që vepron në nivel të federatës u rekonadon të gjithë përdoruesve të internetit që të kontrollojnë nëse është sulmuar edhe adresa e tyre e emailit, shkruan sda.ch.
Të dhënat e siguruara nga personat e panjohur dhe të paautorizuar mund të përdoren për qëllime të paligjshme. Tash për tash nuk dihet se ku janë vjedhur të dhënat.
Veçanërisht problematik është fakti se në shumë shërbime interneti, adresa e Emailit përdoret njëkohësisht si fjalëkalim (Pasword). Kështu, në rastet kur përdoruesi i internetit e përdor fjalëkalimin e njëjtë për shumë portale të ndryshme, kji u mundëson hakerëve që në mënyrë të thjeshtë t`i keqpërdorin këto fjalëkalime për mashtrime, shantazhime ose vjedhje identiteti.
Për këtë arsye MELANI ka përgatitur një qendër online, përes të cilës secili mund të vërtetojë nëse është prekur adresa e tij e emailit ose fjalëkalimi. Qendra mund të gjendet në këtë link:
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












