Shkurt.ch
FDP/PLR nominon të tre kandidatët për vendin e Burkhalter-it në Qeveri
Deputetët nuk kanë mundur të përcaktohen për asnjërin nga tre të propozuarit: Isabelle Moret, Ignazio Cassis dhe Pierre Maudet, kështu që i kanë niminuar të tre këta
Grupi Parlamentar i FDP/PLR-së ka pasur sot një detyrë të vështirë për ta kryer: të zgjedhë kandidatin/en për zëvendësim të ministrit në dorëheqje, Didier Burkhalter në ekzekutivin e vendit. Dhe, duket se aq e vështirë ka qenë detyra sa që deputetët nuk kanë mundur të përcaktohen për asnjërin nga tre të propozuarit: Isabelle Moret, Ignazio Cassis dhe Pierre Maudet. Kështu, ata e kanë bërë një zgjedhje tjetër: kanë nominuar të tre politikanët e lartpërmendur, raportojnë mediat zvicerane. Për njërin prej tyre pastaj, më 20 shtator do të vendosë Asambleja e përgjithshme e parlamentit (të dy dhomat së bashku).
Para se të vendosej për nominimin, të tre kandidatët u prezantuan veç e veç para deputetëve, me ç`rast iu nënshtruan edhe pyetjeve të tyre, transmeton albinfo.ch. I pari është prezantuar Ignazio Cassis, i cili është njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar. Ai u është përgjigjur pyetjeve lidhur me tama politike dhe personale.
I dyti ka dalë para deputetëve ministri në Qeverinë e Kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet. Ai ka thënë se pyetjet që i janë shtruar kanë qenë “shumë të vështira”. Në fund është prezantuar deputetja nacionale nga Kantibi Vaud, Isabelle Moret.
Në përgjithësi, para kësaj përzgjedhjeje ka mbizotëruar mendimi se favorit për tu nominuar si i vetëm ishte Ignazio Cassis. Kjo në radhë të parë për faktin se kantoni i tij, Ticino, ka 18 vjet që nuk përfaqësohet në Këshillin Federal. Pastaj ai është kryetar i Grupit Parlamentar të FDP/PLR-së dhe si i tillë konsiderohet si njëri ndër politikanët më me ndikim në Bernë. Por ai, ashtu si dhe Isabelle Moret, nuk ka përvojë në ekzekutiv. Moret, ka po ashtu edhe një handikap: Kantoni Vaud, prej nga vjen ajo, e ka tashmë një pjesëtar në Qeverinë Federale dhe ai është Guy Parmelin. Por ajo ka mundësi të shpresoje te përkrahja e zotuar nga “lobi femëror” në Parlament.
I vetmi nga kjo treshe që ka përvojë ekzekutive është Pierre Maudet, por ai duket se nuk ka një rreth të gjerë përkrahësish në parlament.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












