E-Diaspora
Sulmuesi kosovar me sëpatë, në vend të burgut dërgohet në psikiatri
Ai ishte paditur për tentim vrasjeje të tetëfishtë por tash nuk e pret burgu. Kosovari pritet të dërgohet në një klinikë psikiatrike të tipit të mbyllur
Në mars të këtij viti, një kosovar 36 vjeçar në gjendje të tendosur kishte sulmuar pa shkak me sëpatë në kalimtarët e rastit në Stacionin Hekurudhor të Dyzeldorfit, Gjermani. Me atë rast ai u kishte shkaktuar lëndime tetë personave, katër prej të cilëve kishin pësuar lëndime të rënda në kokë, shkruan rp-online.de.
Pastaj ai kishte ikur dhe kishte kërcyer nga një ure, duke rënë në rrugë, me ç`rast kishte pësuar lëndime serioze.
Ai ishte paditur për tentim vrasjeje të tetëfishtë por tash nuk e pret burgu, transmeton albinfo.ch. Kosovari pritet të dërgohet në një klinikë psikiatrike të tipit të mbyllur, ku do të mbahet për një kohë të gjatë.
Kjo masë ndëshkimi i është shqiptuar pasi që prokuroria konsideron se personi që jeton në Wuppertal, krimin e ka bërë në një gjendje të një çrregullimi akut të shizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai nuk bart përgjegjësi penale por vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin.
Gjykimi i tij në Gjykatën e Landit, në Dyzeldorf do të mbahet këtë javë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












