Shkurt.ch
Zvicra mund të heqë provimin e Ndihmës së Parë për shoferët!
"Një kurs i tillë nuk është nuk është më në përputhje me kohën. Në kushtet e sotme, forcat e shpëtimit mund të alarmohen përmes telefonit mobil"
Zyrat Kantonale të Trafikut Rrugor duan që ta heqin detyrimin për kalimin e provimit të ndihmës së parë në kuadrin e autoshkollës. Kursi dhe provimi i Ndihmës së Parë, në Zvicër është detyrues që prej 40 vitesh.
Sipas zyrave në fjalë, një kurs i tillë nuk është nuk është më në përputhje me kohën. Në kushtet e sotme, forcat e shpëtimit mund të alarmohen përmes telefonit mobil, thuhet në arsyetimin e këtij propozimi. Pasi të hiqet dorë nga ky kusr, do t`i jepet më tepër rëndësi trajnimit praktik të vozitjes, thuhet në njoftimin e bashkësisë së zyrave kantonale të trafikut rrugor.
Nga ana tjetër, Këshillimorja për mbrojtje nga aksidentet shprehet kundër heqjes dorë nga ky kurs. Sipas saj, vetëm përmes një kursi të tillë sigurohet që të barten më tutje njohuritë lidhur me sigurimin e vendit të aksidentit dhe përkujdesjen për të lënduarin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












