Shkurt.ch
Kostoja e ndihmave sociale në Zvicër është rritur për 12 %
Shkaku i parë është ngritja e çmimit të banesave ndërsa i dyti, fakti se sot ka më tepër familje me vetëm njërin prind që jeton vetëm me fëmijët
Kostoja e ndihmave sociale në Zvicër, në vitet e fundit ka shënuar rritje të theksuar, thuhet në një raport të përpiluar për nevoja të Këshillit Federal. Kjo ngritje është 12 për qind dhe i referohet periudhës 2005-2015, shkruan srf.ch.
Shuma e përgjithshme e shpenzuar për ndihmat sociale gjatë kësaj periudhe është rritur për 1 miliard franga
Sipas raportit në fjalë, janë dy shkaqe që kanë sjellë këtë rritje. Shkaku i parë është ngritja e çmimit të banesave ndërsa i dyti, fakti se sot ka më tepër familje me vetëm njërin prind që jeton vetëm me fëmijët, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera ka më pak familje klasike me burrë, grua dhe fëmijë. Gjithmonë familjet dhe amvisnitë e tilla kushtojnë më tepër, ose janë më shumë të varura nga ndihmat sociale.
Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale Skos ka küerkuar që, nisur nga kjo bazë, të stimulohet ndüertimi i banesave sociale. Po ashtu efekt pozitiv për familjet kanë edhe ndihmat kompensuese, të cilat praktikohen në disa kantone.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme














