CH-Ballkani
Ambasadori Bertoncelj i dorëzon letrat kredenciale Presidenti Thaçi
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, ka theksuar Presidenti tek sa e ka uruar atë për detyrën e re
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, ka theksuar Presidenti tek sa e ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Bertoncelj ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke e mbështetur në rrugën e saj euroatlantike. E Presidenti Thaçi ka thënë se Sllovenia është model shumë i mirë i rrugës që duhet të ndjekin shtetet e tjera të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












