Kosova
KMDLNJ: Decertifikimi i kandidatëve u bë me standarde të dyfishta
"Ky kusht për kandidatët e mundshëm që kanë vendosur të garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 nuk gjeti zbatim në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017"
KMDLNJ konsideron se Komisioni Qendror Zgjedhor, kur bëri decerfikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, ka përdorur standarde të dyfishta, transmeton albinfo.ch.
“Ky kusht për kandidatët e mundshëm që kanë vendosur të garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 nuk gjeti zbatim në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, ndonëse Ligji për Zgjedhje në periudhën tremujore (11 qershor – 22 tetor 2017) nuk ka pësuar asnjë ndryshim që do t’i falte pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 11 qershorit, kurse do t’i dënonte garuesit në zgjedhjet e 22 tetorit 2017, e që, në fakt, ndodhi përmes decertifikimit (eliminimit të 86 kandidatëve) të dënuar. Kjo pasi një numër i tyre garuan edhe në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, por se u certifikuan, ndonëse edhe në atë kohë ishin të dënuar nga gjykata përkatëse me një vendim të prerë”, thuhet në reagim.
Nga aspekti i të drejtave të njeriut, por edhe nga aspekti i së drejtës, ky veprim i KQZ-së për KMDLNJ-në është rast flagrant i diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore.
KMDLNJ kërkon që nga listat zgjedhore të hiqen kandidatët që janë në procedurë gjyqësore, të akuzuar për vepra shumë të rënda dhe të dëmshme për shoqërinë për aq kohë sa zgjat procesi gjyqësor apo deri te plotfuqishmëria e vendimit gjyqësor.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













