Tematike
Qeveria e Zvicrës bën ndarjen e re të resorëve
Në mbledhjen e posaçme që ka mbajtur sot, Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë ndarjen e departamenteve (ministrive), duke shpallur krahas ministrave në krye të departamenteve përkatëse, edhe zëvendësit e tyre.
Caktimi i ministrit të ri, Ignazio Cassis në krye të Departamentit të jashtëm, në vend të Didier Burkhalterit që ka dhënë dorëheqje, ka qenë pika më e rëndësishme e rendit të ditës.
Ndarja e vendosur e departamenteve është si vijon:
Departamenti Federal (Ministria) për Punë të Jashtme
Ministër: Ignazio Cassis, zëvendës: Guy Parmelin.
Departameti Federal për Punë të Brendshme
Ministër: Alain Berset; Zëvendës: Ignazio Cassis
Departamenti Federal për Drejtësi dhe Polici
Ministër: Simonetta Sommaruga; Zëvendës: Ueli Maurer
Departamenti Federal i Mbrojtjes
Ministër: Guy Parmelin; zëvendës: Johann N. Schneider-Ammann
Departamenti Federal i Financave
Ministër: Ueli Maurer; Zëvendës: Alain Berset
Departamenti Federal për Ekonomi, Arsim dhe Hulumtim
Ministër: Johann N. Schneider-Ammann; Zëvendës: Doris Leuthard
Departamenti Federal për Ambient, Trafik, Energji dhe Komunikacion
Ministër: Doris Leuthard; Zëvendës: Simonetta Sommaruga
Pra, në Këshillin Federal nuk do të ketë “rokadë” departamentesh, ministrishë, siç ishte spekuluar më parë, me zgjedhjen e anëtarit më të ri të këshillit, Ignazio Cassis. Kështu, ministri i posazgjedhur do të trashëgojë resorin e ministrit në vend të të cilit ka ardhur, pra ministrinë e jashtme, të udhëhequr deri tash nga Didier Burkhalter.
Detyrën e ministrit të punëve të jashtme, Cassis do ta marrë duke filluar nga 1 nëntori
Me këtë rast, ministri i i ri i punëve të jashtme, Ignazio Cassis ka shprehur kënaqësinë për postin që i është besuar. “Është një nderim për mua që të përfaqësoj në botë Zvicrën, institucionet e saj, sistemin demokratik dhe kulturën e saj të larmishme. Kam respekt të madh për këtë detyrë me shumë përgjegjësi në politikën e jashtme dhe më gëzon fakti se do ta marr së shpejti këtë post” .
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












