E-Diaspora
Shqiptarë dhe serbë: Djemtë luajnë futboll mes vete, etërit therren me thika
Sot, para trupit gjykues ka qëndruar Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentim vrasjeje dhe për shkaktim lëndimi të rëndë trupor të serbit Ivica
Bijtë e tyre po luanin futboll për dy ekipe të ndryshme, kundër njëri tjetrit ndërsa baballarët e tyre, njëri shqiptar (Emini 51 vjeçar) e tjetri serb (Ivica, 48) kanë sulmuar njëri tjetrin me thika. Kjo ka ndodhur në Hamburg, në muajin prill të këtij viti, ku dy të rinjtë luanin për ekipet e juniorëve të klubeve të tyre respektive, shkruan bild.de.
Sot, para trupit gjykues ka qëndruar Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentim vrasjeje dhe për shkaktim lëndimi të rëndë trupor.
Kosovari, baba i dy fëmijëve, sipas prokurorisë e ka goditur kundërshtarin e tij serb nga pas në kokë, pastaj e ka shqelmuar dhe në fund e ka sulmuar edhe me thikë, transmeton albinfo.ch. Serbi është dashur t`i nënshtrohej një operacioni emergjent.
Edhe djali i dytë i shqiptarit, një 14 vjeçar duket të jetë përfshirë.
Avokati i shqiptarit në fillimin e procesit ka deklaruar se klienti i tij ishte viktima në këtë rast dhe se akuza është e njëanshme. Ndërsa vetë i akuzuari ka thënë: “Ai më ka sharë në vazhdimësi nënën dhe motrën. Po ashtu më ka fyer mbi baza etnike. Pastaj ai mu hodh në qafë. Ai më goditi befasisht me grusht në shpatull. Ne po rriheshim si fëmijë. Unë e kam goditur dhe shqelmuar po ashtu, përcjell albinfo.ch. Por thika? R. thotë se kurrë nuk bart thikë me vete.
“Mua nuk më duhet thika”, është shprehur ai. Ndërsa i pyetur se mos djali i tij ka pasur thikë me vete, Emin R. nuk ka pranuar të flasë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













