Shqipëria
Policia në Shkodër sekuestron objekte dhe makina luksoze
Policia në Shqipëri njofton se në kuadër të planit operacional të titulluar “Vjeshtë 2017” ka arritur të sekuestrojë 246 m2 pasuri të paluajtshme dhe tri makina luksoze, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100 m2 , truall 53 m2 me 15 metra objekt, si dhe tri makina: një “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro, “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro dhe “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro të Kacjolin Zefit.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person dhe një tjetër është në kërkimin për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 26.09.2017, në rrugën “Bardhyl”, ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
“Sekuestrohet arma e zjarrit, gëzhojat, njësi kompjuteri dhe televizorë plazma. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, u arrestua në flagrancë shtetasi: S.D. 37 vjeç, banues në Tiranë, (i dënuar më parë), i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”. U shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, shtetasi K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas më datë 26.09.2017, rreth orës 22:10, në rrugën “Bardhyl”, në lokalin (baste sportive në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë. Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit “Beretta”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve ( në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizorë plazma.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri e llojit “Beretta”
– 6 gëzhoja
– 4 televizorë plazma
– 2 njësi kompjuteri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











