Kosova
Valon Murtezaj dekorohet nga Presidenti i Francës me “Urdhrin Kombëtar të Meritës”
Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme
I njohur si ish zëvendës ministër i jashtüëm i Kosovës, profesori universitar në Paris, Valon Murtezaj, është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës Franceze.
Murtezaj është graduar me titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës.
Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme, njofton koha.net
Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga Presidenti Charles de Gaulle, dhe bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy urdhrat më të lartë të Francës.
Dekorata do t’i prezantohet profesorit Murtezaj në një ceremoni të veçantë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











