Shqipëria
Në Shqipëri, rritja ekonomike arrin në 4.06 %
Banka e Shqipërisë ka konfirmuar të dhënat që ditë më parë u publikuan nga INSTAT për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia në periudhën prill-qershor të këtij viti ka shkuar në 4.06 për qind, ndërsa theksoi se inflacioni vjetor është ngadalësuar në 2.1 për qind, kurse papunësia përllogaritet në 13.2 për qind, përcjell albinfo.ch.
Me gjithë këto përmirësime, Guvernatori Sejko, thotë se ekonomia shqiptare është ende shumë larg potencialit të vërtetë të saj.
Në tremujorin e parë Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte në nibvelin e 3,94 përqind, ndërsa në 2016, rritja ekonomike sipas INSTAT-it ishte 3,37 përqind. Prej disa vitesh ekonomia shqiptare ka njohur një tendencë pozitive. Për 2017 autoritetet kanë parashikuar që rritja të jetë në nivelin e 3,8 përqind.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











