Kosova
Policia e Shqipërisë i dorëzon Sadri Ramabajën Policisë së Kosovës
Sipas indeksonline Ramabaja është marrë në dorëzim nga Policia e Kosovës sonte rreth orës 20 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, prej nga është dërguar në mbajtje
Profesori universitar, ish i burgosuri politik dhe aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje i është dorëzuar sonte rreth orës 20 Policisë së Kosovës nga Policia e Shqipërisë. Siç njoftojnë mediat nga Tirana, ai është arrestuar mbrëmë në Durrës nga autoritetet e Shqipërisë.
Ndërkaq, siç njofton indeksonline duke iu referuar burimeve të veta, Ramabaja është marrë në dorëzim nga Policia e Kosovës sonte në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, prej nga është dërguar në mbajtje.
Sadri Ramabaja, doli para disa ditësh para gjykatës pasi ndaj tij është ngritur dyshimi për terrorizëm që lidhet me vrasje të njerëzve të lartë të institucioneve kosovare. Atë e kanë vënë në lidhje me organizatën “Syri i Atdheut”, një anëtar i së cilës ka bërë atentat ndaj ish funksionarit komunist, Azem Vllasi.
Ramabaja prej rreth 3 dekadash ka jetuar në Zvicër ku ka qenë i njohur për aktivitetin e tij në organizimet e këtushme politike të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












