Shkurt.ch
Në Aeroportin e Cyrihut janë kapur mbi 1300 kilogramë drogë të llojit khat
Ajo që përbën rekord është konfiskimi i mbi 1370 kg të substancës së butë narkotike, khat
Në Aeroportin më të madh të vendit, aë të Cyrihut, brenda tre muajve të fundit janë kapur 15 kilogramë heroinë dhe kokainë, 8100 “Thai-pilula”. Por ajo që përbën rekord, është konfiskimi i mbi 1.3 ton të substancës së butë narkotike, khat.
Kështu, përderisa në periudhën e njëjtë të një viti më parë ishin në bagazhet e udhëtarëve ishin gjetur gjithsej 68 kilogramë, në tremujorin e fundit janë konfiskuar plot 1370 kilogramë të kësaj bime me cilësi narkotike, shkruan sda.ch.
Kjo bimë rritet në vendet si Omani, Jemeni, Kenia dhe Etiopia. Ajo përdoret në këto vende duke u përtypur dhe vepron ngjashëm me tabletat si kofeina.
Po ashtu gjatë periudhës në fjalë në aeroportin e Cyrihut janë arrestuar 22 persona të cilët kanë provuar të fusin drogë në Zvicër përmes rrugës ajrore, njofton dogana dhe policia e Kantonit të Cyrihut, transemton albinfo.ch. Shumica kanë qenë nga Lituania, Suedia, Brazili dhe Zvicra.
(Foto: Kapo Zürich)
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie












