E-Diaspora
Shpallet i pafajshëm shqiptari i akuzuar për rrëzimin e partneres nga dritarja
Trupi gjykues ka ardhur në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet se 40 vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij 24 vjeçare Anna S.
Shqiptari 40 vjeçar (Faruk M.), i akuzuar për rrëzimin e partneres së tij nga dritarja e katit të dytë, është shpallur i pafajshëm. Këtë vendim e ka marrë sot Gjykata e Landit në Dyseldorf, pas një procesi që ka zgjatur disa muaj, shkruajnë mediet gjermane focus.de., bild.de. etj.
Trupi gjykues ka ardhur në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet se 40 vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij 24 vjeçare Anna S. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda që do ta shoqërojnë gjithë jetën.
Megjithatë, Faruk M. do të mbetet edhe më tutje në burg, transmeton albinfo.ch. Mirëpo jo për rrëzimin e Anna-s, por për delikte me drogë, për çfarë është dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie.
Në arsyetimin e vendimit të tij, gjyqtari Rainer Drees ka thënë se «gjithçka flet se e dëmtuara kla kërcyer me vullnetin e saj nga dritarja». Në këtë konstatim, gjykata ka ardhur edhe duke u mbështetur në analizën që u ka bërë disa skenarëve të mundshëm të rrëzimit, të cilat një ekspert i ka realizuar me blloqet e lodrave të njohura për fëmijë «Lego».
Mbi këtë bazë, gjyqtari ka arritur ta demaskojë viktimën në qëllimin e saj për të fajësuar partnerin.
Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e rrëzimit të 24 vjeçares nga lartësia prej 7 metrash, transmeton albinfo.ch. Para se ta bënte këtë, në mes të saj dhe shqiptarit ka pasur disa herë mosmarrëveshje. Ai e fajësonte viktimën se i kishte vjedhur një portofol me 1800 euro dhe në përpjekje e sipër për t`i ikur ndëshkimit të pritur, është rrëzuar aksidentalisht. Vetë i akuzuari i deritashëm ka qenë jashtë shtëpisë kur ka ndodhur rrëzimi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









