Shkurt.ch
Burri vret gruan me mjet të mprehtë në prani të fëmijëve
Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por sipas indikacioneve ende të pakonfirmuara nga burime të albinfo.ch, bëhet fjalë për një burrë e grua, boshnjakë nga Kosova
Në fshatin Wasterkingen, afër qytetit Bülach, Kantoni i Cyrihut, natën e të martës një burrë 50 vjeçar ka therrur me një mjet të mprehtë bashkëshorten e tij 45 vjeçare. Përkundër përpjekjeve të shpejta për rianimacion, gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, në banesën e saj. Bashkëshorti i saj është arrestuar pa bërë rezistencë.
Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por sipas indikacioneve ende të pakonfirmuara nga burime të albinfo.ch, bëhet fjalë për një burrë e grua, boshnjakë nga Kosova.
Tre fëmijë të moshës adoleshente kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur krimi, njofton Policia Kantonale e Cyrihut. Ndërsa vajza e madhe 18 vjeçe e çiftit tashmë jeton jashtë familjes dhe nuk ka qenë aty.
Fëmijët janë marrë nën përkujdesjen e një ekipi kujdestar.
Ende është e paqartë se si ka ndodhur krimi gjegjësisht nuk dihet arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit në mes të çiftit. Por, ajo që dihet është se bashkëshorti nuk ka qenë i njohur më parë nga policia për ushtrim dhune familjare. Ai ka qenë i sëmurë rëndë por nuk ka rënë në sy për sjellje të këqija, thonë fqinjët e familjes.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore