Lajme
“Sonntags Zeitung”: Azem Syla ka keqpërdorur sistemin social të Zvicrës
Nga ai kërkohet që t`ia kthejë kantonit mbi 190 mijë franga nga gjithsej 426 mijë frangat që kishte marrë përgjatë viteve
Azem Syla, deputet në Parlamentin e Kosovës duhet të lëshojë Zvicrën më 15 maj 2012!
Kështu ka vendosur Gjykata Administrative e Soloturnit. Por rreth asaj se cila është parahistoria e këtij vendimi, shkruan gazeta “Sonntags Zeiotung” në numrin e djeshëm.
Sipas kësaj gazete, deputeti i sotëm i PDK-së, ish komandant i Shtabit Qendror të UÇK-së, Azem Syla me familjen ka jetuar mbi 16 vite nga ndihmat sociale të Zvicrës. Ai gjatë gjithë kohës së qëndrimit këtu nuk ka qenë asnjëherë në marrëdhënie pune.
Pasi që, me një vendim të shkurtit 2011, kantoni i Solothurnit i kishte ndërprerë këto ndihma, ai, përmes avokatit, kishte kërkuar që ato t`i vazhdoheshin, dhe që të ketë të drejtë ta mbajë ende vizën C (lejen e përhershme të qëndrimit) .
Ndërsa, vendimi në fjalë kërkonte që ai t`ia kthejë kantonit mbi 190 mijë franga nga gjithsej 426 mijë frangat që kishte marrë përgjatë viteve nga kantoni. Kundër këtij vendimi, Syla ka parashtruar ankesë.
Pastaj gazeta shkruan se si Azem Syla, i shpallur si i paaftë për punë, ka qenë shumë aktiv gjatë këtyre viteve në Kosovë, duke mbajtur poste si ai i shefit të shtabit të UÇK-së, anëtar i delegacionit në Rambuje, ministër në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e deri në postin e sotëm të deputetit të PDK-së në Parlamentin e Kosovës. Vendbanimi i tij, siç shkruan në faqen e Kuvendit të Kosovës është fshati Kishnarekë. Ndërkaq, avokati i tij, thotë gazeta, e kundërshton këtë, duke thënë se klienti i tij banon në Zvicër, ku, pas ndërprerjes së ndihmave është detyruar që së bashku me të shoqen të zhvendoset te e bija.
Gjatë po kësaj kohe, vazhdon Sonntags Zeitung, Azem Syla ka marrë të ardhura në cilësi të ndryshme, bazuar në funksionet që ka mbajtur në Kosovë.
“Zyra për Migracion e Kantonit Soloturn ka vendosur ta dëbojë Azem Sylën nga Zvicra. Ky i fundit deri tash është mbrojtur me sukses. Më 13 shkurt 2012 ai i është nënshtruar një vendimi të Gjykatës Administrative. Vendimi gjyqësor është i qartë: leja e qëndrimit të përhershëm, e lëshuar në vitin 1999, nuk është dashur t`i lëshohej fare, për faktin se Syla në atë kohë ka qenë anëtar i Qeverisë së Kosovës.
Gjyqi shkruan: “duhet të njihet si fakt notor që një ministër mbrojtjeje në një vend të kapluar nga lufta duhet të qëndrojë në vendin e tij”. Ai ka shpërdoruar ose madje keqpërdorur sistemin e këtushëm social në një masë të rendë për vite të tëra”.
Data e lëshimit të Zvicrës për Azem Sylën me familje është 15 maji 2012. Ende nuk dihet nëse ai do ta atakoje këtë vendim, shkruar “SontagsZeitung”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












