Kosova
Haradinaj pret në zyrë nënën dhe motrat
Kryeministri ka njoftuar në rrjetet sociale se ka pritur në zyrë nënën e tij, motrat dhe kunatën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pasur një takim jo të zakonshëm në zyrën e tij.
Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se ka pritur në zyrë nënën e tij, motrat dhe kunatën.
“Secili takim me nënën na i freskon kujtimet e fëmijërisë dhe të rritës, na i kujton vuajtjet por edhe ëndrrat dhe gëzimet familjare. Sot më zbukuruan ditën me vizitën e tyre nana ime, Ruka, dhe motrat Mema e Antigona, si dhe kunata Suzana, që erdhën nga Gllogjani për t’më uruar për përgjegjësitë që kam marrë për ta drejtuar Qeverinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj. “I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve”.
Haradinaj ka thënë se dashuria për nënën e inkurajon të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe t’i ndalë në ndihmë të gjithëve që kanë halle.
“Duart e nanës janë vet metafora e jetës, ato na kanë ushqy, përkëdhelë e vënë në gjumë, ato duar na kanë dhënë ngrohtësi, na kanë ngritur lartë, deri në nivele më siperane të jetës! Prandaj, dashuria individuale për nanën është njëherësh edhe universale dhe më inkurajon që gjithnjë të jem në shërbim të të gjithë njerëzve të Kosovës, pa dallim, i dashur dhe i kujdesshëm për me i dalë në ndihmë secilit njeri që ka halle”, ka shkruar në fund të postimit ai.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë Kapiteni shqiptar beson se Zvicra ka potencialin për të eliminuar kampionen në fuqi të botës dhe... -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003












