E-Diaspora
Nderimi kërkon falje për aksidentin por nuk pranon ta quajnë “Raser”
"E kam nënçmuar forcën e makinës sime, aq sa edhe vetë jam tmerruar“, thotë ai, vetëkritik. Por Nderimi kundërshton që ta etiketojnë si „raser“
Pasditen e së dielës, në Konstanz, Gjermani, Nderim K. nga Kreuzlingeni i Zvicrës ka humbur kontrollin mbi makinën e tij sportive dhe kështu ka dalë nga rruga në trotuar, duke u përplasur në vitrinën e një shitoreje.
Ishte ndalur para semaforit, në të kuqen, ndërsa sapo iu ndez e gjelbra, ai i dha me sa fuqi pati gaz kerrit të tij BMW M4, shkruan blick.ch. Shtypja e fortë e pedales së gasit të makinës së tij me 400 kuajfuqi mbi asfaltin e lagur bën që ai ta humbas kontrollin mbi të. Makina rrëshqet nga ana e djathtë, mbi trotuar dhe hidhet në vitrinën e afërme duke shkaktuar dëm prej 70 mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Dy këmbësorë ia dalin të ikin në sekondën e fundit dhe kështu, për fat shpëtuan me lëndime të lehta.
„E kam nënçmuar forcën e makinës sime, aq sa edhe vetë jam tmerruar“, thotë ai, vetëkritik, për gazetën. Por ai kundërshton që ta etiketojnë si „raser“. „Unë, thjesht, vetëm i kam shtypur së tepërmi pedalen e gazit duke e nisur veturën dhe kjo di të të hakmerret kur ke veturë që tërheq me të pasmet. Por, unë nuk është se kam zhvilluar shpejtësi të çmendur“, thotë Nderimi.
Ndërkaq atë e zemëron jashtë mase pohimi se ai ka qenë duke i shkelur dy kalimtarë. „Unë nuk e kam shkelur askënd në këtë aksident, përcjell albinfo.ch. Ata dy persona që janë lënduar, kanë qenë dy shokët e mi që kanë qenë në makinën time dhe pastaj kanë kërcyer nga ajo“, thotë ai.
Por Nderimi megjithatë dëshiron t`u kërkojë falje dy kalimtarëve mirëpo ata ende nuk i janë paraqitur. „Unë e di se kam bërë gabim. Jam po ashtu i vetëdishëm se sa fat kam pasur që askush nuk pësoi lëndime serioze
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë Kapiteni shqiptar beson se Zvicra ka potencialin për të eliminuar kampionen në fuqi të botës dhe... -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003















