Lajme
Centrali bërthamor në Mühleberg mbyllet më 2013?
Gjykata Administrative Federale u ka dhënë të drejtë banorëve rreth centralit, të cilët qenë ankuar kundër dhënies së lejes së punës
Centrali më i vjetër bërthamor në Zvicër, AKW Mühlenberg do të nxirret nga funksioni në qershor të vitit 2013. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale Administrative. Gjykata me këtë vendim e ka nxjerrë nga fuqia lejen për punë në kohë të pakufizuar që centralit i ishte dhënë në vitin 2009.
Në rast se centrali do të vazhdojë punën edhe pas qershorit të vitit 2013, ai duhet t`i nënshtrohet një koncepti të ri gjithëpërfshirës të mirëmbajtjes.
Duke vendosur kështu, Gjykata Administrative Federale u ka dhënë të drejtë banorëve të lokaliteteve rreth centralit, të cilët qenë ankuar kundër dhënies së lejes së punës në vitin 2009.
Megjithatë edhe ky vendim ka mundësi të atakohet, në Gjykatën Fedserale të Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.
Paralajmërimi për mbylljen e centralit ka ngjallur reagime të ndryshme. Përderisa banorët, pastaj kundërshtarët e atomit dhe partitë e majta përshëndesin këtë vendim, qarqet e djathta e kritikojnë.
Kështu, kryetari i BDP-së Hans Grunder e ka cilësuar vendimin si të motivuar politikisht. Ndërsa SVP-UDC ka shprehur frikën se ndalimi i punës së centralit Mühleberg do të shkaktojë mungesë energjie elektrike dhe me këtë edhe humbje për ekonominë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












