Lajme
UNICEF:Të ndërpritet dëbimi i fëmijëve kosovarë
UNICEF-i ka hartuar dhe botuar një raport ku kërkohet ndalimi i dëbimit të fëmijëve kosovarë nga vendet perëndimore
Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (UNICEF) kërkon ndalimin e dëbimit të fëmijëve në Kosovë.
Çdo rast i familjeve, të cilëve u skadon e drejta e qëndrimit të mëtejshëm në Gjermani duhet të shqyrtohet në mënyrë të pavarur, sepse dëbimi i familjeve me fëmijë mund të ketë pasoja shumë të rënda shpirtërore dhe shëndetësore në veçanti për fëmijët.
Shumë prej fëmijëve të dëbuar vuajnë nga traumatizmi, thuhet në studim.
Kështu u shpreh ekspertja për sociologji, Verena Knaus, me rastin e prezantimit të mërkurën në Berlin të studimit të UNICEF-it “Vuajtja e Heshtur”.
Në të shumtën e rasteve dëbimi duhet të evitohet, sepse fëmijët dhe të rinjtë dëbohen në një vend të panjohur, ku traumatizohen shumë shpejt.Në këtë studim janë marrë në pyetje gjatë verës së kaluar 164 fëmijë dhe të rinj dhe 131 prindër, të cilët janë larguar në Kosovë në vitin 2010 nga Gjermania dhe Austria.
Çdo i dyti fëmijë e përshkruan kthimin e tij në Kosovë si një prej përjetimeve më të rënda në jetë.
Rreth 44 % e të rinjve të kthyer ka përjetuar depresione, ndërsa një e treta vuan nga simptomat posttraumatike.
Më shumë se një e katërta e të anketuarve ka deklaruar madje se ka menduar të bëj edhe vetëvrasje. “Këto të dhëna i gjejmë vetëm në rastet ekstreme si për shembull menjëherë pas luftës apo pas katastrofave të rënda natyrore”, thotë Knaus.
Sipas një marrëveshjeje të miratuar mes Gjermanisë dhe Kosovës në vitin 2009, në Kosovë duhet të kthehen 12.000 pjesëtarë të minoriteteve, ndër ta 6.000 fëmijë. Ministria e Brendshme e Kosovës pohon se deri tani janë kthyer rreth 300 fëmijë.
Në këtë studim thuhet se të kthyerit shumë shpesh kanë gjetur një gjendje të mjerueshme dhe kushte shumë të rënda për jetesë. Ata janë kthyer në një vend të panjohur.
Shumica prej fëmijëve të dëbuar kanë lindur në Gjermani, kanë shkuar këtu në shkolla dhe flasin vetëm gjuhën gjermane.
Për shkak të traumave të përjetuara pas kthimit, shumë prej tyre kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe terapi.
Ndërkohë që në Kosovë ka vetëm gjashtë psikiatër për fëmijë, pohon deputeti ekologjisë, Tom Koenigs. Sipas tij, në Gjermani po ndodhin gjëra “absurde”, sepse nga vendi largohen njerëzit që kanë dëshirë dhe janë të gatshëm për integrim.
Shumë prej tyre kanë ikur sërish nga Kosova dhe janë kthyer ilegalisht në Gjermani dhe nuk kanë mundur të integrohen në këtë vend.
Ndërsa zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, Luciano Calestini, pohon se Gjermania ka investuar shumë para për shkollimin e kosovarëve të rinj, të cilët tani përpiqet t’i dëbojë nga vendi.
“Ai nënvizoi gjendjen shumë të rëndë ekonomike në Kosovë. Kosova ka aktualisht nivelin më të lartë të vdekjes së fëmijëve në Evropë, nivelin më të lartë të varfërisë dhe standardet më të ulëta të shkollimit. Edhe ai angazhohet për ndalimin e dëbimit të fëmijëve nga Gjermania.
“Fëmijët në radhë të parë duhet të shikohen si fëmijë dhe jo si emigrantë”, theksoi Calestini. /albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












