Lajme
Kompania belge investon në Kosovë
Fjala është për një fabrikë për prodhimin e profileve të ndryshme të xhamave
Këto ditë në Kosovë po qëndron përfaqësuesi i kompanisë prestigjioze belge ‘Glass Livens Belgium’, Jochen Lievens, i cili ka ardhur me ftesë të kompanisë vendore ‘Cglashoti’ . Kompania e pëmendur belge e ka bërë hapin e parë për investime në Kosovë. Ai ka blerë një parcelë afër 2 hektarë në Zonën industirale të biznesit në Drenas.
Në këtë parcelë pritet që të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e profileve të ndryshme të xhamave, shkruan telegrafi.com.
”Unë nuk e kam pasur ndërmend që të vij dhe të investoj në Kosovë, por në saje të firmës ‘Cglashoti’ dhe pronarit Musa Hoti, kam ardhur këtu për të investuar në prodhimin e të gjitha profileve të xhamave”, tha Lievens. Ai pohoi se për fillim fabrika do të startojë me rreth 100 punëtorë për të vazhduar tutje sipas nevojave dhe kapacitetit të prodhimit.
Në anën tjetër Musa Hoti shprehet i lumtur që ka arritur të bindë një ndër kompanitë më të mëdha në Belgjikë që të investoj në Kosovë.
Ai thotë se nuk është hera e parë që fton investitor ënë Kosovë, por zhgënjimi i tyre sipas Hotit vjen pasi që mungon mbështetja institucionale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











