Lajme
Ipeshkvi Gjergji thërret për afërsi në mes të njerëzve
Kreu i katolikëve të Kosovës në këtë ditë të veçantë për besimtarët krishterë ka përçuar mesazhin e paqes e dashurisë për qytetarët e vendit
Sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë,është mbajtur mesha kryesore për nder të festës së Pashkëve. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, që e ka drejtuar meshën ka bërë thirrje për jetë në paqe dhe mirëkuptim me të tjerët.
“Lus të ringjallurin që të zbraz te vuajtjet e secilit aq shume ngushëllim që të mund ta përballojmë çdo vështirësi jete. Të zbraz te zemrat e secilit prej nesh aq shumë dashuri që të mund të rrimë pranë njeri-tjetrit në paqe edhe nëse mendojmë ndryshe, edhe nëse besojmë ndryshe, edhe nëse jemi ndryshe”, ka thënë, ndër të tjera, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, raporton kosovapress.
Po kështu sot është mbajtur meshë edhe Katedralen e Zojës Ndihmëtare në Prizren, ku ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, pas shërbimit të meshës së Ditës së Pashkëve ka porositur se “vënia në shërbim të së mirës, të drejtës dhe dashurisë, sikurse edhe ofrimi i përkrahjes për njëri tjetrin janë vlerat që shoqëria kosovare duhet t’i përqafojë dhe mos të lejojë që të mirat të përdoren vetëm për qëllimet e grupeve ose të individëve të caktuar”, raporton koha.net nga mesha e mbajtur të dielën në Prizren.
Kreu i Kishës Katolike të Kosovës në këtë ditë të veçantë për besimtarët krishterë ka përçuar mesazhin e paqes e dashurisë për qytetarët e vendit dhe i ka ftuar ata që të jetojnë në shërbim të kombit, në mënyrë që duke e ndihmuar njëri-tjetrin të mundësojnë përballimin e vështirësive të kohës dhe arritjen e të mirave që i ka falur Zoti për njerëzimin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë











