Lajme
Kriza e shqetëson Serbinë më shumë se Kosova
Kriza ekonomike e shqetëson elektoratin shumë më tepër se sa Kosova apo kandidatura për në BE, konstaton gazeta zvicerane NZZ
Gazeta zvicerane NZZ shkruan për gjendjen e vështirë ekonomike në Serbi.
Sipas kësaj gazete, Boris Tadiç, kandidat për president të Serbisë shpreson që të mund të ngrohet përpara zgjedhësve nën diellin e suksesit për sigurimin e statusit të vendit kandidat për Serbinë në Bashkimin Evropian.
“Mirëpo sondazhet tregojnë që populli nuk i jep prioritetin më të lartë as BE-së, e cila nuk e ka aspak me ngut integrimin e Serbisë, dhe as sherrit të vazhdueshëm me Kosovën, i cili sa vjen e shkakton më pak më pak shpërthime në opinionin publik”, shkruan në artikullin për Serbinë NZZ, transmeton DW.
“Si shumë më të rëndësishme duken kriza ekonomike, varfëria që po përhapet me rrëmbim dhe korrupsioni. Papunësia gjendet tashmë te 24 për qind, rritja ekonomike do të përbëjë në 2012-n sipas parashikimeve qeveritare e shumta 0,5 për qind, vrima në arkën e shtetit sa vjen e thellohet, dhe dinari serb po humb vazhdimisht në vlerë, me gjithë ndërhyrjet e bankës qendrore; të premten ai ra kundrejt euros në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.”
Autori shkruan se për gjendjen e mjerë bëhet përgjegjëse në radhë të parë Partia Demokratike (DS).
“Në sondazhe ajo renditet pas Partisë Progresive të Serbisë (SNS). Mirëpo edhe sikur Tadiçi të dilte i dyti, shanset e saj (të Partisë DS) për të udhëhequr sërish qeverinë do të mbeteshin të paprekura; kjo sepse DS-ja mund t’u drejtohet më shumë partnerëve koalicioni sesa SNS-ja, e cila në kampin kombëtar të djathtë ndesh paraprakisht në parti euroskeptike, që nuk i shkojnë mirë imazhit të ri të Nikoliçit si proevropian”, thotë gazeta zvicerane.
Por skepticizmi për koalicion dypartiak është rritur në Serbi.
“Të premten një menaxher i fushatës zgjedhore të DS-së e cilësoi si jorealist një koalicion të gjerë midis dy partive udhëheqëse. Me këtë prapaskenë rolin e bërësit të mbretit do ta bëjnë me gjasa sërish socialistët; ish-partia e Milosheviçit ia ka bërë një herë të mundur shumicën Tadiçit në 2008-n.”, përfundon gazeta zvicerane NZZ.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











