Lajme
Walter: Nuk do të ndërmerret asgjë rreth raportit të Marty-t
Kryetari i Dhomës së lartë të Parlamentit të Zvicrës, Hansjörg Walter ka vlerësuar se do të jetë vështirë të merret aktgjykim për atë rast
Bashkësia Ndërkombëtare sigurisht se nuk do të ndërmarrë asgjë lidhur me raportin e Dick Marty-t, për tregtinë ilegale me organe në Kosovë, ka thënë Kryetari i Dhomës së lartë të Parlamentit të Zvicrës, Hansjörg Walter.
Walter ka deklaruar në Beograd se është me rëndësi që Këshilli i Evropës të rekomandojë që të hetohen të gjeturat e raportuesit Dick Marty për tregti me organe në Kosovë. Por ai ka vlerësuar se do të jetë vështirë për të marrë aktgjykim për atë rast, raportojnë mediat serbe.
”Është me rëndësi se KE të rekomandoj që të hetohet rasti. Me rëndësi është që gjetjet të hetohen, por si duket do të jetë më vështirë të ketë aktgjykim”, ka theksuar Walter në konferencën për gazetarë në Kuvendin e Serbisë, pas takimit me kryetaren e atij trupi, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë













