Lajme
Partitë pirate, nën një flamur të përbashkët
Partitë pirate të vendeve të ndryshme të Evropës mblidhen “nën një flamur të përbashkët” në një konferencë të mbajtur këtë fundjavë në Pragë. Disa zviceranë janë gjithashtu pjesëmarrës të saj.
Delegatët e Partisë Pirate International (PPI) të njëzet vendeve, duke përfshirë edhe Zvicrën, zhvilluan një bisedë për përgatitjen e një programi të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme evropiane, por edhe për një qasje të përbashkët kundër marrëveshjes ndërkombëtare të falsifikimit (Acta).
“Konferenca në Pragë duhet të jetë një hap i parë për të nisur një fushatë të përbashkët për zgjedhjet evropiane të vitit 2014”, tha zëvendëskryetari i Partisë Pirate çeke, Mikulas Ferjencik.
Afro 200 delegatë morën pjesë në konferencën e PPI-së, një organizatë ombrellë botërore e partive pirate. Sa për kujtesë, Partia e parë pirate u formua në vitin 2006 në Suedi.
“Për një qasje të lirë dhe të barabartë në kulturë”
Partitë pirate janë për qasje të lirë dhe të barabartë për të gjithë në kulturë, dije dhe informacion, prandaj edhe kanë bërë thirrje për një reformë radikale të të drejtës së autorit. Lëvizja pirate mbledh aktualisht dy deputetë evropianë, suedezen Amelia Andersdotter, e pranishme në Pragë si dhe Christina Engstrom.
“Ka shumë çështje të rëndësishme të integrimit, për të cilat ne kemi nevojë të bisedojmë, e jo vetëm në një perspektivë për zgjedhjet evropiane, por në përgjithësi”, ka theksuar për media znj. Andersdotter.
Në kuadër të kësaj konference të mbajtur në Pragë, disa seminare janë organizuar për të strukturuar një perspektivë evropiane për vitin 2014, si dhe për të përpiluar një fushatë të përbashkët.
“Të bëjmë politikë të besueshme”
“Lëvizja pirate (hacker) në tërësinë e saj parashikon të marrë vende qoftë në nivelin komunal, atë rajonal, qeveritar dhe detyrimisht edhe në nivelin evropian”, shpjegon Pascal Gloor, nënkryetar i Partisë Pirate zvicerane.
Si pas z. Gloor, sot kemi të bëjmë me “një rini që nuk beson në politikë, që nuk beson në politikanët me kostume që vetëm japin fjalë të thata. Pikërisht Lëvizja pirate ka lindur për t’ iu përgjigjur kësaj nevoje, për të treguar se ne mund të bëjmë politikë të besueshme”.
Konferenca gjithashtu do të fokusohet për të ndërtuar një qasje të përbashkët ndaj Acta-s dhe direktivave evropiane për ruajtjen e të dhënave (Data Retention Directive es). “Ne nuk jemi këtu që t’u japim urdhra njerëzve, por për të nxitur vëmendjen e tyre në lidhje me marrëveshjen “Acta”, e cila kërcënon lirinë e informacionit, por edhe lirinë e shprehjes”, tregon z.Magnin.
Çfarë është Acta?
E negociuar mes BE-së, Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Australisë, Singaporit, Koresë së Jugut, Marokut, Meksikës dhe Zvicrës, Acta synon të luftojë kundër shkeljes së gjerë të shkarkimeve të paligjshme në internet. Kundërshtarët kanë frikë se kjo marrëveshje do të kufizojë liritë në internet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










