Lajme
Alarm për mobilizimin e serbëve në veri
Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Krstimir Pantiq u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve të tij që i kanë mbi 17 vjet, që të barrikadohen në rrugët e këtij rajoni për të penguar lëvizjen e lirë të KFOR-it. Ndërsa përfaqësuesit në Prishtinë kërkojnë nga KFOR-i që t’i përmbushe detyrat për çka është ardhur-lëvizjen e lirë.
Kërcënimi i Pantiqit ka ardhur pas aksionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadës në fshatin Rudarë, aksion ky që rezultoi me pesë persona të plagosur, në mesin e tyre dy ushtarë të KFOR-it.
Ndërsa ministri i rendnit, Bajram Rexhepi tha se gjendja në veri është e qetë, por shume brishtë. Ai kërkoi nga KFOR-i që të përmbushë detyrat për çka është i determinuar, në vendosjen e lirisë së lëvizjes.
Dy paqeruajtësit e KFOR-it janë qëlluar nga snajperistë serb në veri të Kosovës, deklaroi zëdhënësi i kësaj trupe, Uve Novicki. Ai tha se KFOR-i ka shtënë në drejtim të tyre.
“Janë plagosur nga spnajperistët. Njeri nga ushtarët e plagosur është trajtuar nga bazën amerikane të NATO- s në Bonstell, ndërsa është liruar për përkujdesje nga njësia e tij” deklaroi Novicki, duke e dënuar këtë akt dhune.
Ndërsa Ministri Rexhepi tha se në komunat e veriut janë të dislokuar grupe të ndryshme ekstreme, përfshirë edhe njësitet e MUP-it serbë. Në një intervistë dhënë për mediet në Kosovës, Rexhepi kërkoi nga paqeruajtësit e KFOR-it që mos te merren me politikë, por të ushtrojnë detyrat e sigurisë.
Ky reagim pasoi një deklaratë komandantit të KFOR-it, Erhard Drews se situata në veri duhet të zgjidhjet politikisht. Rexhepi tha se politikanët janë ata që bëjnë punën e vet, ndërsa ushtarët punën e sigurisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











