Lajme
FH: Nota të dobëta për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë
Organizata Freedom House tregon se Kosova ka shënuar rënie në sistemin zgjedhor, Shqipëria në gjyqësi ndërsa Maqedonia në lirinë e medieve
Raporti i fundit i organizatës Freedom House (FH) i publikuar të mërkurën, tregon se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë stagnuar në disa fusha sa i përket integrimit në BE dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Kosova, sipas FH, ka bërë disa hapa mbrapa në sistemin zgjedhor, Shqipëria ka stagnuar në gjyqësi, ndërsa Maqedonia ka rënë dukshëm në lirinë e medieve. Ndërsa perspektive për integrim në BE, sipas Freedon House, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet shumë pozitive. Bazuar në raportin e FH-së, Kosova si shteti më ri në Evropë ka bërë disa hapa mbrapa në procesin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të vitit 2010. Këtu përmenden mashtrimet dhe parregullsitë gjatë votimit dhe numrit të votave, si dhe dalja shumë e vogël gjatë rivotimit në disa komuna. Bojkoti i qytetarëve në rivotim, sipas FH, tregon “mungesën e besimit në sistemin politik”. Ndërsa vlerësime pozitive FH jep në përmirësim në qeverisjen lokale, me krijimin e komunave të reja dhe me kushtet më të mira për ripranimin dhe integrimin e të kthyerve. Kjo, siç thuhet në raportin e FH, ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave. Ndërsa ndryshe nga raportet e kaluara ku gjyqësori ka qenë në thumb të kritikave, kësaj here FH thotë se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e gjyqësorit. Ndërsa ajo që ka marrë notat më të dobëta nga Freedon House ka qenë Shqipërinë. Kjo e fundit nuk njeh asnjë përmirësim, ndërsa pengesë më e madhe në fushën e integrimit është përmendur të jetë paqartësitë politike, pozitë-opozitë. “Viti i trazuar politik e ka zhvendosur vendin edhe më larg kandidaturës për BE”, thuhet në raport. Gjithashtu sipas Freedom House, zgjedhjet lokale janë përcjellë me shumë parregullsi, ndërsa gjyqësor vazhdon të atakohet nga politika. “Gjyqësori është përkeqësuar me ndikimin politik, ashtu si edhe me vrasjen e një gjykatësi, për herë të parë në historinë e vendit…” thuhet në raportin e Freedom House. Edhe Maqedonia nuk qëndron më mirë në procesin integrues. Edhe në këtë shtet përmenden tensionet ndëretnike si dhe mosmarrëveshjet politike për emrin, ndërsa presioni politik mbi mediet e zë vendin kryesor në raport. “frikësimi i medieve ka vazhduar edhe në vitin 2011 nga ana e politikës”, thuhet në raportin e Freedon House Freedom House, ndërkaq i ka kushtuar vëmendje edhe vendeve të tjera në rajon, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën …. Edhe këto shtete kanë pothuajse të njëjtat probleme, ndërsa nga vendet në tranzicion, me mirë qëndron Kroacia, edhe pse në këtë shtete korrupsioni akoma konsiderohet si virus.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











