Kosova
Hoxhaj: Sovraniteti përmbushet kur Kosova të bëhet anëtare e OKB-së
“Sot janë 115 shtete që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, dhe janë 67 organizata ndërkombëtare ku Kosova është anëtare”, tha zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se në 10 vjetët e fundit Kosova është dëshmuar si storie suksesi në ndërtimin e shtetit nga themelet. Ai këto komente i bëri në Nju Jork ku ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti Amerikan “Independent Diplomat” dhe Konsullata e Kosovës në New York, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim siç transmeton Qeveria e Kosovës, ishin të pranishëm kongresisti amerikan Eliot Engel dhe shumë diplomatë të njohur botërorë.
Në këtë takim Hoxhaj për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në 10 vjetët e shtetësisë.
“Dekada e parë e shtetësisë ka nxjerrë si rezultat një shoqëri demokratike, shumetnike dhe sekulare. Në planin e brendshëm janë ndërtuar institucionet politike shtetërore, është krijuar baza për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, janë bërë reforma të shumta në fusha të tjera të jetës, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, drejtësia e deri tek ambienti”, ka thënë Hoxhaj.
Ai foli edhe për dimensionin e dytë të shtet-ndërtimit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Dimensioni i dytë i shtet-ndërtimit është integrimi i Kosovës në bashkësinë dhe institucionet ndërkombëtare, pra njohja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Sot janë 115 shtete që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, dhe janë 67 organizata ndërkombëtare ku Kosova është anëtare”, tha ai.
Hoxhaj ka listuar dy sfida që e përcjellin Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, edhe 10 vjet pas pavarësisë.
“Duke festuar 10 vjetorin e pavarësisë dhe duke nxjerrë një bilanc se çfarë është e çka mbetet për t’u bërë, Kosovës i duhet qartësi strategjike për të ardhmen e saj. Kosova duhet t’i adresojë dy sfida: E para, është kompletimi i sovranitetit përmes anëtarësimit në OKB dhe në faza e dytë është ajo ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie të zhvilluar, që do ta bëjë të mundur anëtarësimin e Kosovës edhe në BE dhe në NATO”, tha ai.
Në këtë panel, përveç zëvendëskryeministrit Hoxhaj folën edhe ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen dhe ambasadori Zalmay Khalilzad që ka shërbyer ambasador i SHBA-së në OKB. Paneli u moderua nga gazetari i njohur i Al Jazeera’s, James Bays, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj










