Lajme
“E dashur Shqipëri”, dokumentari i Eliza Dushkut
Aktorja e famshme shqiptare e Hollywoodit, Eliza Dushku, sjell dokumentarin “E dashur Shqipëri” me të cilin synon ta bëjë Shqipërinë një vend edhe më atraktiv për të huajt, raportojnë mediat në Tiranë.
“E dashur Shipëri. Kam qenë gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përsenë…”, kështu nis dokumentari me titull “E dashur Shqipëri”.
Bëhet fjalë për një përmbledhje të shkurtër të udhëtimit të saj në Shqipëri, në disa qytete kryesore si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj.
Në të janë pasqyruar vizitat e saj në manastire, në plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë apo dreka me miqtë, që do t’i shtojnë kuriozitetin vizitorëve të shumtë.
Një video që pas postimit që Eliza Dushku bëri në profilin e saj në Facebook, fitoi me mijëra vizitorë, transmetojnë mediat shqiptare.
Një dokumentar me një mesazh të mrekullueshëm, një Elizë që merr pasaportën shqiptare në sy të të gjithë atyre që mund të mos kenë dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë.
Aktorja e famshme hollivudiane me origjinë shqiptare kishte vizituar vitin e kaluar trojet shqiptare, ku edhe ka realizuar xhirimet e dokumentarit në Shqiperi.
Eliza që ka lindur në SHBA, njihet për përmendjen e shpeshtë publik të faktit që në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.
Dokumentari i Eliza Dushkut:
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=8iWgOykuwtI
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











