Kosova
Prokurori amerikan i Gjykatës Speciale largohet nga detyra
Para se të largohet David Schwendiman ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që do të akuzohen nga Gjykata Speciale. Ai thotë se askush të mos mendojë se po largohet në mungesë të zotimit për hetimet
Prokurori i Gjykatës Speciale në Kosovë, amerikani David Schwendiman do të largohet nga Haga në prill, për shkak se atij i skadon emërimi si Oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të Shtetit. Por, para se të largohet ai ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata që do të akuzohen nga Gjykata Speciale. Ai thotë se askush të mos mendojë se po largohet në mungesë të zotimit për hetimet
Prokurori Schwendiman dha lajmin se nga fundi i marsit nuk do të jetë më në detyrën që aktualisht mban. Ai thotë se largimi i tij nuk ka të bëjë me mungesë të zotimit ndaj hetimeve.
“Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve. Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj”, tha Schwendiman.
Në këtë deklaratë e tij, prokurori amerikan bëri të qartë që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.
Schwendiman shpjegoi që “barra më e rëndë në ndonjë zyrë prokurori mbartet nga personeli në zyrë dhe jo nga përgjegjësi që e drejton” dhe shtoi që kjo nuk do të ndryshohet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Detyra ime si Prokurori i Specializuar është që t’i caktojë politikat, ta drejtoj punën dhe të sigurojë që ata që bëjnë punën kanë burimet dhe mbështetjen që u duhen që ta kryejnë punën,” tha Schwendiman, duke vënë në pah që ai e vendosi Zyrën e Prokurorit të Specializuar në një rrugë të qëndrueshme, ndihmoi në rekrutimin e një stafi të jashtëzakonshëm, siguroi që zyra ka marrë burimet e nevojshme, dhe punoi me bashkësinë ndërkombëtare që të merrte përkrahjen e duhur për kryerjen e punës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi












