Lajme
Gjermania kundër ndryshimit të kufijve
Ambasadori Reichel ka thënë se ndryshimi i kufijve do të ketë efekt domino në gjithë Ballkanin Perëndimor
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernest Reichel deklaroi se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të kishte pasoja të mëdha për rajonin, ndërsa përpjekjet e tilla nuk do të përkrahen nga komuniteti ndërkombëtar.
Këto komente ai i bëri gjatë një ligjërate në Kolegjin për Integrime Evropiane (ISPE) me temën: ”Modeli gjermano- francez si model për Ballkanin Perëndimor”.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të përkrahë në asnjë formë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe diçka e tillë do të kishte pasoja të mëdha. Nëse i përcaktoni kufijtë në Kosovë në baza të kriterit etnik, krijon një domino efekt në Ballkanin”, ka thënë diplomati gjerman.
Ambasadori Reichel po ashtu foli edhe për çështjen e veriut të Kosovës, për të cilin tha se nuk mund të jetë rast i izoluar nga problemet e tjera, përfshirë edhe ai i Luginës së Preshevës.
”Veriu nuk mund të izolohet nga ndikimi në Luginën e Preshevës, nga çështja e shqiptarëve në Maqedoni apo edhe nga Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Në rastin e veriut të Kosovës është e qartë se nuk mund të jetë çështje e izoluar nga problemet e tjera”, ka deklaruar Reichel.
Ambasadori gjerman e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrës Administrative në veriun e Mitrovicës. Ky veprim i qeverisë, sipas tij, është një hap për të shtrirë autoritetin në atë pjesë. “Kjo zyrë është edhe një ofertë e mirë për qytetarët e atjeshëm”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











