Lajme
Azili në BE, kapitull i mbyllur
Ministri i Rendit Bajram Rexhepi kërkesën për azil e ka konsideruar si “vrasësin më të madh të liberalizimit”
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi u ka bërë edhe një here thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos kërkojnë azil nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Azili, siç ka thënë Rexhepi, është një kapitull i përfunduar dhe se vendet e BE-së nuk pranojnë refugjat nga Kosova.
Kjo thirrje e ministrit Rexhepi vjen vetëm një ditë para se Institucionet e Kosovës ta marrin zyrtarisht Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Njëri nga kushtet themelore të përmbushjes së vizave, siç thuhet në draft-dokument, është ndalja e azil-kërkimit në BE. Madje Kosova, me disa nga shtetet e BE-së ka nënshkruar edhe memorandume për pranimin e refugjatëve, proces ky që po vazhdon në vijimësi. Edhe në takimin e djeshëm me Komisionin për Integrime, dy ministrat kosovarë, Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi u zotuan se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti. Kjo nënkupton edhe parandalimin për azil. Ndryshe, sipas statistikave, kosovarët zënë vendin e për në Ballkan për kërkim azili, ndërsa Franca, Suedia dhe shtete e Beneluksit janë vendet me të kërkuara për azil. Gazeta “Expres” në Prishtinë përmend një artikull të të përditshmes franceze “Le Monde”, e cila ka bërë një statistikë, sipas së cilës kosovarët janë në vend të parë për parashtrimin e kërkesave për azil në Francë. Duke e bërë publik raportin e tij vjetor, Departamenti francez për mbrojtjen e refugjatëve dhe të pastrehëve (Ofpra) e ka konfirmuar rëndësinë në rritje të azilkërkuesve që vijnë nga Kosova.Për të dytin vit me radhë, shtetasit kosovarë janë më të shumtë në numër në parashtrimin e kërkesave për azil në Francë. Sipas Ofpra, gjatë vitit të kaluar, azil kanë kërkuar rreth 3.260 kosovarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












