Lajme
Personalitete kosovare në listën e të dekoruarve të presidentit Topi
Në kuadër të 134-vjetorit të Lidhjes historike shqiptare të Prizrenit, të 13-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë nuk kanë munguar as dekoratat nga presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në listën e te dekoruarve nga presidenti Shqiptar, Bamir Topi kanë zënë vend disa personalitete të shquara nga Kosova, në mesin e tyre Adem Jashari dhe Adem Demaçi.
Topi ka thënë të jetë krenar që në emër të Shtetit shqiptar të nderoj me dekoratën më të lartë Adem Jasharin.
“Heroin legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës, prijësin fjalëpakë dhe simbolin frymëzues për miliona të rinj shqiptarë, njeriun që tashmë e nderon përjetë çdo familje, çdo qytet e çdo komunitet shqiptar në botë”, ka deklaruar Topi.
Në përfundim të mandatit të tij, Topi u shpreh gjithashtu të jetë krenar që nderon heronjtë e tjerë të Kosovës së re si: Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevën; Ukshin Hotin dhe Afrim Zhitinë, si dhe emra të tjerë të shquar deri tek mjeshtrit e pavdekshëm të fjalës dhe zërit, Sulejman Krasniqi dhe Dervish Shaqa.
Presidenti veçoi sikurse e cilësoi, një emër simbol qëndrese dhe disidence, një intelektual atdhetar dhe qytetar, shkrimtarin dhe veprimtarin e të drejtave të njeriut, “Mandelën e Lirisë” dhe heroin e gjallë të Kosovës, Adem Demaçin.
Edhe Jahjaga dekoroi 30 personalitete Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë, edhe Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga mori vendim për të dekoruar një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë, në mesin e tyre, Xhevat Ahmet Berisha, i cili dekorohet me dekoratën Urdhri Hero i Kosovës, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Agron Rama etj.
Po ashtu në listë figurojnë edhe personalitete ndërkombëtare si: Viktor Meier, i cili dekorohet me dekoratën Urdhri për Paqe Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













