Lajme
Feith paralajmëron epilogun e mbikëqyrjes
Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë në fund të kësaj vere, ndërsa çështja e veriut të Kosovës edhe më tej mbetët një sfidë për institucionet në Prishtinë. Kështu konsideron mbikëqyrësi ndërkombëtarë i pavarësisë, shefi i Zyrës Cilivile Ndërkombëtare, Pieter Feith.
Ai në një intervistë dhënë për Set Times thotë se puna e tij dhe misionit që drejton përfundon më 13 shtator , ndërsa menjëherë do t’i dërgoj një mesazh bashkësisë ndërkombëtare për storie suksesi në Kosovë. Ai thotë se Kosova është edhe një sinjal i mirë për vendet tjera të përfshira në konflikt.”Shpresojmë që Kosova së shpejti të integrohet plotësisht në rajon, por kjo është diçka që Bashkimi Evropian do të duhet të lehtësojë, ende do të vazhdojmë të përballemi me sfidën e qëndresës së serbëve. Jam shumë pozitiv në lidhje me të ardhmen evropiane të Kosovës”, shprehet Feith, mesazh të cilin e citojnë edhe mediet në Prishtinë.
Megjithatë mesazhi që Feith, njeriu i cili ka pasur fuqinë edhe të anulimit të ligjeve dhe rekomandimit të tyre, i jep institucioneve në Prishtinë, është bashkëpunimi me serbët në veri. “Është e rëndësishme që Kosova të lehtësojë kontaktet me komunitetin serb në veri të Kosovës për të zgjidhur bllokimin atje”, thotë Feith, sipas të cilit, vendi nuk duhet të ndahet, ndërsa dhuna nuk duhet të tolerohet.
Ndryshe, Pieter Feith ka qene “polici” që ka ruajtur zbatimin e planit të Ahtisarit. Por, gjatë qëndrimit të tij 4 vjeçar në Kosovë atij disa gjera i kanë rrëshqitur nga duart. Brenda këtyre viteve nuk ka arritur që të shtrij planin e Ahtisarit edhe në veriun e Kosovës. Atje serbët lokalë të organizuara në struktura paralele, nuk e njohin Planin e Ahtisarit me të cilin Kosova u shpall e pavarur.
Holandezi Feith ka qenë edhe ndërmjetësues në dy konfliktet në rajon, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












