Lajme
Kuotë të veçantë për studentët e Luginës
Do të ketë kuotë të veçantë të pranimit të studentëve të Luginë në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja iu ka premtuar përfaqësuesve të Luginës së Preshevës se studentët e tri komunave lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) do të kenë një kuotë të veçantë të pranimi në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.
Ai këto komete i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa
Ministri Buja ua ka rikujtuar krerëve të Luginës së Preshevës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht.
“Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve”, është shprehur ministri Buja.
Buja po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













