Lajme
Nuk do të bjerë në gjumë, fëmija i përpin çelësat
I revoltuar se prindërit donin ta çonin në dhomën e gjumit, 5 vjeçari i merr dy çelësa dhe i përpin ata
Një vogëlush 5 vjeçar në La Chaux-de-Fonds, në shenjë proteste ndaj prindërve që po e detyronin të binte në gjumë, ka përpirë dy çelësa!
Ishte ora 20 e 30 kur prindërit insistonin ta çonin në dhomën e gjumit, ndërsa Logani i vogël insistonte të mos flinte. Si dënim për sjelljen e tij kryneçe, prindërit e detyrojnë të qëndrojë në këmbë në një kënd të dhomës. I revoltuar, ai i merr dy çelësa dhe i përpin ata.
Të alarmuar, prindërit e dërgojnë Loganin në spital. Mjekët fillimisht shpresojnë se ai do t`i nxjerrë çelësat jashtë me jashtëqitije dhe heqin dorë nga ndërhyrja kirurgjike. Por, kur më vonë vogëlushi fillon të ketë dhimbje të tmersme të barkut dhe temperatura ngrihet në 39 gradë, çështja bëhet më serioze. Një fotografi e bërë rëntgeni tregonte se çelsat nuk kanë lëvizur nga vendi. kështu, të enjten e javës që shkoi, Logan iu nënshtrua operacionit për nxjerrjen e çelësave dhe çdo gjë rrodhi ashtu si duhet.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













