Lajme
FSK e shkëlqyeshme në Gjermani
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati ka nderuar 90 pjesëtarë të FSK-së pas një trajnimi në Gjermani
Nëntëdhjetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë kthyer nga Gjermania pas një trajnimi tre-javor në Akademinë e Nënoficerëve në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve në Grafenworh të Ushtrisë Amerikane. Këta pjesëtarë kanë treguar një performacë të shkëlqyeshme, për çka janë nderuar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati.Ky trajnim, siç u tha në ceremoninë pritëse, ka qenë shumë i rëndësishëm për FSK-në, sepse vlerësimet e këtij trajnimi janë mbi 30 për qind të tejkalimit të standardeve që ka parashikuar NATO për FSK-në. “Ky është një trajnim shumë i rëndësishëm për FSK-në e që është edhe një prej objektivave të mia për ngritjen e strukturës së nënoficerëve dhe duke u mbështetur në atë objektiv ne kemi arritur t’i kryejmë shumë trajnime të nënoficerëve që është bazë e çdo ushtrie”, ka thënë komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati.Ai u shpreh i lumtur që nënoficerët e FSK-së kanë treguar performancë të mirë duke prezantuar FSK-në ashtu siç është. ”Synimi ynë është që ta bëjmë një forcë ushtarake, ta bëjmë një forcë e cila do të jetë krah për krah me të gjitha ushtritë, në radhë të parë të rajonit dhe më gjerë, në ngritjen e kapaciteteve me standarde të NATO-s”, tha gjeneral Kastrati.Ky trajnim, siç tha më tej komandanti i FSK-së, tregon se kjo strukturë ushtarake është shumë aktive dhe është duke ecur drejt ngritjes së profesionalizmit dhe drejt shndërrimit në një forcë që i nevojitet jo vetëm Republikës së Kosovës, |por shumë shpejt edhe jashtë Kosovës, në misione humanitare nëpër botë”.Të gjitha raportet që i kemi marrë nga Akademia, kanë qenë të mrekullueshme dhe kjo na bënë neve të lumtur jo vetëm mua si komandant por edhe stafin komandues të FSK-së. “FSK-ja për tri vite ka ecur me një shpejtësi të madhe, ka ecur me ngritje, dije dhe disiplinë dhe kjo është edhe rezultat që nënoficerët e FSK-së kanë arritur në Akademinë Ushtarake në Gjermani”, tha në fund Kastrati.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












