Lajme
OSBE: Agjencitë shtetërore të Kosovës ta ushtrojnë më fuqishëm pavarësinë e tyre
Agjencitë e pavarura të Kosovës duhet ta ushtrojnë më fuqishëm pavarësinë e tyre, thuhet në raportin e OSBE-së rreth funksionimit të institucioneve të pavarura
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) me mision në Kosovë, prezantoi të mërkurën në Prishtinë, raportin e vet rreth funksionimit të institucioneve të pavarura dhe marrëdhëniet e tyre me Kuvendin e Kosovës.
Shefi i misionit të OSBE-së, në Kosovë, Werner Almhofer, tha me këtë rast se raporti ka për qëllim t’i adresojë sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen institucionet e pavarura, të cilat janë identifikuar në raport.
Në raport thuhet se në Kosovë ekzistojnë dy lloje të institucioneve të pavarura, ato që mbikëqyrin respektimin nga ana e Qeverisë të standardeve të qeverisjes së mirë, dhe në anën tjetër, agjencitë dhe rregullatorët që kryejnë funksione rregullatore, licencuese dhe kuazi – gjyqësore.
Ndërsa, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, tha se rezultatet kryesore të gjetura në kornizën ligjore, tregojnë se organet e mandatuara për të rregulluar punën e ekzekutivit, duhet të gëzojnë shkallë të lartë të pavarësisë, e në të njëjtën kohë, të mbeten të përgjegjshme para publikut.
Sipas Kurteshit, institucionet e pavarura janë elementi kryesor i demokracisë funksionale në Kosovë “dhe ato duhet që pavarësinë e tyre ta zbatojnë dhe jo ta luajnë rolin e dadove”.
Institucionet e pavarura po ballafaqohen me sfida dhe probleme që më së shumti hasen në marrëdhëniet me qeverinë, legjislativin e gjyqësorin, thuhet në raportin e OSBE-së, rreth funksionimit të këtyre dhe raportet e tyre me Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori










