Lajme
OKB-ja konfirmon zyrtarisht vizitën e Ban Ki-Mun në Kosovë
Vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në Kosovë e ka konfirmuar edhe Martin Nesirki, zëdhënësi i OKB-së
Ban Ki-mun do të jetë zyrtari i parë i lartë i Kombeve të Bashkuara që e viziton Kosovën, prej shpalljes së pavarësisë, në kuadër të turneut ballkanik.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirki, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, në fund të javës së ardhshme e fillon tunerun nëpër disa vende të Ballkanit, me ç’rast do të qëndroj në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Kosovë dhe Bosnjë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Ban do ta vizitoj misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të takohet me zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë.Pas Kosovës ai do të udhëtoj për në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat e OKB-së i ishin nënshtruar kritikave të ashpra lidhur me dështimin për ta parandaluar masakrën e vitit 1995, kur në Srebrenicë u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.
Ndërkohë, presidenti serb, Nikoliq, me t’u dhënë lajmi për vizitën e Ban Ki-mun-it në Kosovë ka shprehur pakënaqësi duke thënë se përderisa Kosova nu është anëtare e OKB-së, zyrtarët e organizatës botërore për çështje të Kosovës duhet të flasin meBeogradin.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










